
Një grabitje është regjistruar mëngjesin e sotme në një karburat në Fllakë të Durrësit.
Mësohet se autorët kanë qenë të armatosur dhe të maskuar.
Ata kanë hyrë në karburant rreth orës 09:00 dhe nën kërcënimin e armës kanë kërkuar të marrin paratë e xhiros ditore.
Ende nuk dihet nëse ka të lënduar dhe shuma e parave që është grabitur.
NJOFTIMI I PLOTË:
Durrës / Informacion paraprak Më datë 06.06.2021, në autostradën Tiranë- Durrës, në Fllakë, në sheshpushimin e një karburanti, dy persona me dhunë i kanë marrë një sasi lekësh shtetasit, i cili mbledh lekët e xhiros së karburantit dhe janë larguar me një mjet.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë të cilët kanë ngritur pika kontrolli dhe po punojnë për kapjen e autorëve.
Gjithashtu në kuadër të zbulimit të plotë të rrethanave të ngjarjes janë shoqëruar dëshmitarë nga vendi i ngjarjes.



