Një kamion është përfshirë nga flakët këtë të enjtë në rrugën “Sabri Kosturi”, në Lushnjë. Sipas informacioneve nga vendngjarje, mësohet se mjeti i tonazhit të rëndë ishte i ngarkuar me bimë mjekësore, ndërsa fatmirësisht nuk ka perosona të lënduar.
Në vendngjarje mbërriti zjarrfikësja e Lushnjes, e cila bëri të mundur fikjen e zjarrit dhe ndaloi shpërthimin e flakëve.



