Ekzekutimi i 57-vjeçarit në Lezhë/ Simoni: Pista kryesore, hakmarrja. Policia merr në pyetje mbi 10 persona (VIDEO)

Ekzekutimi i 57-vjeçarit në Lezhë/ Simoni: Pista kryesore, hakmarrja. Policia merr në pyetje mbi 10 persona (VIDEO)

Një ditë pas vrasjes së 57-vjeçarit Pjetër Kaza në zonën e Tales, ngjarja vijon të mbetet pa autor, ndërsa hetimet po përqendrohen kryesisht në pistën e hakmarrjes.

Lajmin e bën të ditur për “MCN Live” korrespondenti Juli Simoni, duke theksuar se policia ka marrë në pyetje mbi 10 persona, por ende pa rezultat konkret në identifikimin e autorit.

Një ditë pas vrasjes së 57-vjeçarit Pjetër Kaza në Tale të Lezhës, ngjarja vijon të mbetet pa autor.

Përgjatë 24 orëve, policia ka shoqëruar dhe marrë në pyetje mbi 10 persona, por dëshmitë e tyre nuk kanë ndihmuar në identifikimin e autorit apo zbardhjen e motivit të krimit.

Sipas burimeve pranë grupit hetimor, kamerat e sigurisë të bizneseve dhe banesave përreth janë sekuestruar dhe po analizohen me qëllim gjurmimin e autorëve para dhe pas krimit.

Nga ekspertiza mjeko-ligjore, rezulton se viktima është qëlluar me dy plumba, një në kokë dhe një në gjoks, ndërsa dyshohet se është përdorur një armë me silenciator, pasi askush në zonë nuk ka dëgjuar të shtëna.

Ngjarja ka ndodhur në një zonë të errët dhe të pabanueshme gjatë natës, çka dyshohet të ketë ndihmuar autorët për të kryer krimin dhe për t’u larguar pa lënë gjurmë.

Trupi i pajetë është gjetur disa orë më vonë nga bashkëshortja e viktimës.

Hetimet po vazhdojnë edhe në pista të tjera, ndërkohë që forcat e policisë mbeten në terren në përpjekje për të gjetur prova të vlefshme që mund të çojnë në zbardhjen e plotë të ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy