Një aksident ka ndodhur sot në rrugën Transballkanike në Vlorë.
Korrespondenti i MCN TV raporton se në afërsi të ish-Stacionit të Trenit, është përplasur një automjet policie me një Range Rover.
Për pasojë ka mbetur i plagosur një efektiv policie.
I plagosur me plagë të rënda ka mbetur edhe punonjësi i një servisi në qytet.
Të dy janë transportuar me urgjencë drejt spitalit.
Sipas burimeve të Policisë shoferi i Range Rover-it ka qenë nën efektin e alkoolit.
Njoftimi i policisë
Rreth orës 13:40, në rrugën Transballkanike, në vendin e quajtur “Ish-agjencia e vjetër”, automjeti tip “Range Rover” me drejtues shtetasin A. M. është përplasur me automjetin e Policisë Kufitare Vlorë, me drejtues punonjësin e Policisë, shtetasin A. I.
Si pasojë janë dëmtuar punonjësi i Policisë dhe pasagjeri në automjetin që ai drejtonte, shtetasi V. M., të cilët ndodhen në spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.



