
Prokuroria e Tiranës nis hetimet për falsifikim, lidhur me diplomat e dhëna nga Kolegji Universitar “Wisdom”.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë mbi bazën e kallëzimit të shtetasit Saviano Cianci në cilësinë e administratorit të shoqërisë “Wisdom” shpk ka regjistruar procedimin penal nr. 4148 të vitit 2024 për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve shkollore” parashikuar nga neni 187/2 të Kodit Penal.
Çështja është në fazën e hetimeve dhe informacion më i detajuar në lidhje me veprimet hetimore në këtë fazë nuk mund të vihet në dispozicion për shkak të sekretit hetimor.
Nga hetimi i Guardia Di Finanza, rezultojnë 8 mijë diploma të shitura në tregun italian, të cilat kanë zero vlerë se janë false.
Shtetasi Savino Cianci rezulton se për 1.4 milionë euro kishte blerë Kolegjin "Wisdom" për të bërë investim në botën akademike.
Dosja voluminoze ka 400 faqe dhe rezulton se Savino Cianci dhe stafi i tij të kalonte diplomat në zyrën e Ministrisë së Arsimit për vlerësim ku Shqiponja Telhaj, zyrtarja që koordinonte marrëdhëniet mes kolegjit "Wisdom" dhe ministrisë.



