Një ditë pas ngritjes së aktakuzës kundër 45 terroristëve pjesëmarrës në sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjë të Komunës së Zveçanit, mbrëmë në Veri të Kosovës janë shfaqur disa fotografi me mbishkrime të ndryshme në përkrahje të terroristëve.
Në pamfletet e vendosura nëpër vende të ndryshme në Zubin Potok, Mitrovicë, Zveçan e Leposaviq shkruhet: “Të gjithë jemi Milana dhe vëllezër nga Banjska, ju okupatorë në ne zgjoni egërsinë, ju presim në veri”.
Lidhur me këtë zëvendës drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të Mitrovicës, Veton Elshani ka konfirmuar për mediat se në disa lokacione janë hasur disa pamflete me përmbajtje të urrejtjes.
Ai tha se me urdhër të Prokurorisë Speciale rasti është iniciuar si “Nxitje e urrejtjes dhe përçarjes”.
Konfirmojmë se në disa lokacione në veri të vendit kemi has në pamflete me përmbajtje të urrejtjes dhe me urdhër të Prokurorisë Speciale rasti iniciohet si ‘Nxitje e urrejtjes dhe përçarjes.
Elshani ka thanë se nuk kanë ndonjë person të dyshuar dhe të arrestuar.



