Vlorë, kapen 103 kg kanabis, në pranga një grua (FOTO)

Vlorë, kapen 103 kg kanabis, në pranga një grua (FOTO)

Një sasi prej 103 kg kanabis është sekuestruar mëngjesin e sotëm në Vlorë, ndërsa në pranga është vënë një grua. Policia bën me dije se është arrestuar Diana Nasi, 42 vjeçe, banuese në fshatin Boro të Vlorës, ndërsa është shpallur në kërkim shtetasi N.Nase, 45 vjeç.

Arrestimi i gruas dhe shpallja në kërkim e 45-vjeçarit erdhi pasi në banesën e tyre u gjet sasia e marijuanës.

“Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit H.N., Policia ka sekuestruar një sasi me lëndë narkotike me peshë prej 89 kg e 700 gr, të fshehura nëpër 10 qese të zeza plastike, si dhe 90 bimë të tjera në proces tharjeje të llojit Cannabis Sattiva, të cilat u asgjësuan me djegie.

Nga kontrolli i ushtruar në banesën e kunatit të saj (A.N, i cili jeton në Itali), banesë e cila është nën kujdestari të shtetases Diana Nasi, Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale një thes plastik të zi me peshë 12 kg e 700 gr lëndë narkotike, e dyshuar e llojit canabis sativa”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy