Tentoi të vriste ish-gruan, policia italiane kap 51-vjeçarin shqiptar

Tentoi të vriste ish-gruan, policia italiane kap 51-vjeçarin shqiptar

Një 51-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia iitaliane, pasi dyshohet se tentoi të vriste me thikë ish-gruan e tij. Në prang aka përfunduar shtetasi Hysen Aliko, ndërsa ngjarja ka ndodhur një natë më parë. Gruaja ka mbetur e plagosur, ndërsa i është nënshtruar një operacioni delikat në spital.

Ajo u sulmua nga ish-bashkëshorti i saj, teksa ktthehej për në shtëpi. 51-vjeçari e goditi atë dy herë me thikë, një prej të cilave në pjesën e barkut.

Britmat e gruas tërhoqën vëmendjen e disa qytetarëve, të cilët kanë lajmëruar menjëherë policinë. Dy fëmijët e çiftit mbërritën në vendin e ngjarjes duke u përpjekur të shuajnë sherrin, dhe për pasojë djali i tyre u plagos me thikë nga babai 51-vjeçar.Ai është dërguar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Policia vuri në pranga autorin ndërkohë që po merren në pyetje dëshmitarët në lidhje me këtë ngjarje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy