Aksident me vdekje në Divjakë, përplaset me motorin, humb jetën drejtuesi i zetorit

Aksident me vdekje në Divjakë, përplaset me motorin, humb jetën drejtuesi i zetorit

Policia e Lushnjës bën me dije se si pasojë e një aksidenti të ndodhur pasditen e sotme një person ka humbur jetën ndërsa një tjetër mbeti i plagosur.

Mësohet se në aksin rrugor Divjakë - Çermë , në fshatin Shën E Premte është përplasur një mjet zetor me një motor dhe si pasojë e përplasjes janë plagosur të dy drejtuesit e mjeteve,  ku drejtuesi i zetorit, shtetasi A.A, 34 vjeç, banues në fshatin Çermë, si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në orën 18:55 në reanimacionin e spitalit Lushnje.

Ndërsa drejtuesi i mjetit motor, shtetasi I.T, 31 vjeç, banues në fshatin Shën E Premte, ndodhet në spitalin Lushnje nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy