Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Alfred Kazanxhin, njerku që dhunoi fëmijën 3 vjeç të partneres së tij. Në sallë e gjyqit ai ka mohuar ngjarjen, pasi është shprehur se djali është rrëzuar, pasi ka rënë nga divani. Ndërkohë 3-vjeçari u ka pohuar psikologëve se është rrahur nga njerku.
3 vjeçari ka marrë fraktura të shumta, ndërsa raportohet se ka edhe brinjë të thyera, ndërsa është në gjendje kritike për jetën.
Sipas policisë, Kazanxha e ka dhunuar fëmijën në kohën që nëna e 3 vjeçarit kishte shkuar për të bërë pazar. Nëna e të miturit nuk është burgosur, por do të procedohet në gjendje të lirë, pasi policia dyshon edhe për të.
Alfred Kazanxhi ka mohuar akuzat për dhunë ndaj 3 vjeçarit, duke u shprehur në gjykatë se i mituri kishte rënë nga divani, por gjykatësi nuk e ka marrë parasysh deklaratën e tij, duke e lënë në burg.
Ndërkohë që policia po vijon hetimet për të zbardhur të plotë ngjarjen, ndërsa fëmija i shtruar prej disa ditësh në spital po lufton për jetën.



