
Pas dy orësh, Gjykata e Vlorës ka dhënë masën e sigurisë për autorin e vrasjes së Xhuljano Bullarit në Babicë.
Bëhet me dije se ndaj 39-vjeçarit, Bledar Selmanaj është caktuar masa "Arrest me burg", ndërsa mësohet se nuk e ka pranuar krimin.
Kujtojmë se Xhuljano Bullari 25-vjeç u gjet i vrarë brenda makinës së tij mëngjesin e 21 gushtit në fshatin Babicë të Vlorës.
I riu u ekzekutuar me tre plumba në një rrugë të thellë, pranë zonës së quajtur “Qafa Topit” në afërsi të fshatit Babicë, ku nuk kishte banesa pranë.



