22-vjeçarja shqiptare ende e zhdukur, dëshmitarja: E kam parë në Suedi!

22-vjeçarja shqiptare ende e zhdukur, dëshmitarja: E kam parë në Suedi!

Kërkimet për gjetjen e 22-vjeçares shqiptare Artemis Vasilis, janë zhvendosur në shtetin suedez, pas një dëshmie të dhënë nga një grua shqiptare që jeton në atë vend. Mediat greke shkruajnë se gruaja ka treguar në një emision në Greqi se, e kishte parë Artemisin në qytetin e Goteborgut të Suedisë.

Ajo është shprehur se 22-vjeçarja ishte nën shoqërinë e dy personave të tjerë, të cilët i flisnin shqip dhe greqisht.

E pashë Artemisin në një qendër tregtare në Goteborg, jam i sigurt se ishte ajo. E pashë shumë afër, dy hapa më tutje, dëgjova greqisht. Me të ishte një vajzë tjetër dhe një djalë. I tha ‘hajde Emi...’ Unë kthej kokën dhe i them ‘je greke?’, se u gëzova kur dëgjova greqisht. Ajo ishte e dobësuar, e veshur me një shall leshi me një kapak sipër. Vajza tjetër i foli në shqip. Di shqip edhe greqisht dhe e kuptova. Unë isha pranë Artemisës dhe nuk më përgjigjen fare, vetëm djali i thoshte diçka. Kur e pyeta nëse ishte Artemis, vajza tjetër që ishte me të e tërhoqi dhe i tha në shqip të largohej. Unë shkova në makinë për të marrë celularin për t'i bërë një foto menjëherë, por edhe ata hipën në makinën e tyre dhe u larguan. Kam arritur të ruaj vetëm tre shifrat e fundit të numrit suedez”, ka thënë dëshmitarja.

Kujtojmë se më 19 tetor 2020, Artemis Vasili u largua nga shtëpia për një intervistë pune, por gjurmët e saj janë zhdukur që prej asaj kohe.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy