
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka bërë me dije se, pas publikimit të disa pamjeve filmike në rrjete sociale, të regjistruara në zonën e njohur si “Ish-Fusha e Aviacionit”, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariati i Policisë Nr. 2 kanë referuar materialet në Prokuroria e Tiranës.
Në bazë të këtyre materialeve, Prokuroria ka nisur procedim penal ndaj shtetasit me iniciale B. M., i dyshuar për veprat penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale në vende publike” dhe “Keqtrajtimi i kafshës”.
Autoritetet bëjnë të ditur se hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes janë në vijim.



