
Në 24 orët e fundit, një 76-vjeçare nga Tirana, ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë.
Sipas raportit të fundit të ministrisë së Shëndetësisë, nga 1424 testime kanë rezultuar pozitiv 549 qytetarë, nga të cilët 279 në Tiranë, 59 në Fier, 26 në Durrës, 18 në Vlorë, 17 në Patos, nga 14 qytetarë në Vorë, Lushnje, nga 13 qytetarë në Sarandë, Berat, 11 në Kamëz, 10 në Shkodër, nga 9 qytetarë në Kavajë, Gjirokastër, 7 në Lezhë, nga 6 qytetarë në Krujë, Divjakë, Himarë, 5 në Kurbin, nga 4 qytetarë në Rrogozhinë, Përmet, nga 3 qytetarë në Shijak, Dimal, Gramsh, nga 2 qytetarë në Roskovec, Mallakastër, Poliçan, nga 1 qytetar në Fushë Arrëz, Selenicë, Tepelenë, Kolonjë.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 23 pacientë, ndërkohë janë 3,936 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.
Janë shëruar 297 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 275,252 që nga fillimi i epidemisë.



