
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Milot Mamurras, ku një mjet tip “Volkswagen” ka humbur kontrollin dhe është përplasur me barrierat mbrojtëse. Si pasojë, është plagosur rëndë drejtuesja 27-vjeçare, me inicialet K. P.
Policia bën të ditur se ajo është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 20:20, në aksin rrugor Milot-Mamurras, automjeti tip “Volkswagen” me drejtuese shtetasen K.P., 27 vjeçe, banuese në Milot, ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe përplasur me barrierën anësore.
Drejtuesja e mjetit është transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë, paraprakisht jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.



