Zv. kryeministri kroat Dabro qëllon me armë nga makina, nisin hetimet pas dorëheqjes së tij

Zv. kryeministri kroat Dabro qëllon me armë nga makina, nisin hetimet pas dorëheqjes së tij

Një video e ministrit të Bujqësisë dhe zëvendëskryeministrit kroat, Josip Dabro, duke qëlluar nëntë herë me një pistoletë HS-2000 përmes një dritareje të hapur të makinës, është bërë virale në rrjetet sociale.
Në videon, e cila është publikuar nga Index.hr, Dabro shihet duke hipur në sediljen e pasagjerit të makinës, i veshur me pantallona të shkurtra dhe një bluzë, duke lënë të kuptohet se video është regjistruar gjatë verës.

Në sfond dëgjohet kënga popullore Karanfil. Ai duket se ka qëlluar në afërsi të një zone të populluar, pasi shihen dritat e rrugës dhe një shtëpi.
Në video, Dabro fillimisht thotë: “Vetëm për vëllain tim Mario”, pastaj qëllon nëntë herë nga pistoleta dhe vazhdon të këndojë këngën. Në fund, ai e vendos armën në dorezën pranë sediljes dhe thotë: “Të fala, vëlla Mario, natën e mirë”.
Pas publikimit të videos, Josip Dabro dha dorëheqjen në orët e vona të mbrëmjes.
Kryeprokurori i Shtetit, Ivan Turudić, reagoi menjëherë pas publikimit të videos, ndërsa Ministria e Brendshme, në koordinim me Prokurorinë e Shtetit të Kroacisë, ka nisur hetime për të përcaktuar rrethanat e regjistrimit të videos dhe nëse ka mundësi të jetë kryer një vepër penale që mund të rrezikojë jetën dhe pronën.
Dabro ka pretenduar se pamjet janë disa vjeçare dhe se ai po qëllonte bosh, por ekspertët e armëve, sipas Index.hr, janë skeptikë ndaj pretendimit të tij.
Bashkëfshatarët e tij në rajonin e Otokut kanë pohuar se Dabro është i njohur për qëllime me armë. Sipas Partisë Social-Demokrate (SDP), nuk ka rëndësi nëse Dabro ka leje për të mbajtur armë, pasi ligji është i qartë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy