
Shefi Kirurgjisë në spitalin e Traumës, Gjovalin Bushi ka bërë të ditura detaje të reja rreth gjendjes aktuale të mjekut Sokol Mëngjesi, i cili u dhunua dje nga tre persona.
Në një prononcim për mediat shefi i Urgjencës së Traumës tha se orët në vijim do të jenë vendimtare për shëndetin e avokatit.

Sakaq ai tha se në kushtet aktuale nuk duhet kryes asnjë ndërhyrje kirurgjikale, por duhet parë të paktën për 72 orë se si do të reagojë pacienti.
Duhet ta themi që është një dëmtim i madh dhe orët në vijim janë vendimtare, është konstatuar që është një ulje të edemës. Në këto kushte nuk duhet të kryhet operimi, por duhet parë të paktën për 72 orë se si do të reagojë pacienti. Është në monitorim të vazhdueshëm, por deri tani nuk ka nevojë për një ndërhyrje kirurgjikale.
Nga parametrat është normale, por pritet si do reagojë në orët më vonë. Presim 72 orë. Urojmë që gjendja të jetë stabël që të fillojmë ta zgjojmë. Ka pasur dhe një shtypje të pjesës së përparme të trurit dhe pacienti ishte shumë i shqetësuar, u shtua ënjta e trurit dhe nisi të binte koshienca dhe në këto kushte u detyruam ta intubonim.
Avokati Mëngjesi prej ditës së djeshme kur u dhunua, vijon të jetë i intubuar pasi ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Autorë të sulmit janë Romario Tabaku, Elton Kasaj, Drivald Alija dhe Dorian Alia. Ky i fundit u vetëdorëzua në polici ditën e djeshme.
I riu ka pranuar se dhuna ka ardhur si pasojë e konfliktit të lindur mes tyre dhe avokatit për pjesën e pagesave të kontratës për pronën.
Nga ana tjetër, Dritan Nano, ka mohuar të jetë porositës i ngjarjes duke mos pranuar të bashkëpunojë me hetuesit, edhe pse këta të fundit janë të bindur që ai është organizatori kryesor.



