
Elbasani është tronditur pasditen e kësaj të premte nga të shtënat me armë zjarri ndërsa janë plagosur tre persona. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30 në një lokal pranë Pallatit të Sportit, sipas të dhënave të para.
Tre personat e plagosur me armë zjarri janë Fezi Ago, Astrit Cërriku dhe Mihal Kocashi, ndërsa janë dërguar me shpejtësi në spital. Mësohet se dy persona kanë marrë plagë në këmbë, ndërsa tjetri ka marrë plagë në sy.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e përplasjes. Gjithashtu në qytet janë vendosur postoblloqe për të identifikuar dhe kapur autorët.



