
Një bombol gazi ka shpërthyer ditën e sotme në një lokal në Shkodër, në lagjen “Vasil Shanto”.
Policia njofton se ngjarja u shënua rreth orës 11:35, ku shpërtheu një bombol gazi, në një biznes lokal në përdorim nga shtetasi I. Rr.
Nga shpërthimi nuk ka pasur të dëmtuar.



