Gjykata e Vlorës zhvillon sot seancën gjyqësore për rivlerësim të masave të sigurisë për gjithë të arrestuarit në operacionin antidrogë, të zhvilluar pak ditë më parë në këtë qytet.
Kujtojmë se gjatë operacionit të zhvilluar mbrëmjen e së dielës në Vlorë u arrestuan 27 persona dhe janë shpallur në kërkim 4 të tjerë.
Sipas akuzës, gjatë periudhës hetimore gjashtëmujore janë asgjësuar një numër i konsiderueshëm bimësh narkotike canabis sativa, në territoret e Bashkive Selenicë dhe Himarë, është sekuestruar 120.9 kg lëndë e dyshuar narkotike, janë sekuestruar 4 armë gjahu, dylbi, një pistoletë sportive, 39 telefona celular etj.
Aksioni do të vijojë për zbardhjen e plotë të personave të përfshirë në këtë rrjet trafiku lëndësh narkotike.
Sakaq, seanca e cila po zhvillohet ditën e sotme është kundër çdo lloj protokolli shëndetësor. 32 të arrestuar dhe shumë forca policie qëndruan në sallën e gjyqit, ndërsa mes tyre nuk ka munguar as shfaqja e simptomave të COVID-19.
Një prej avokatëve mbrojtës ka kërkuar për klientin e tij të merret parasysh shfaqja e simptomave të covid, ndërsa kjo kërkesë nuk është marrë në konsideratë nga ana e Gjykatës.
Mes të arrestuarve ky është rasti i dytë që shfaq shenja të covid-19. Një tjetër i akuzuar do të njihet me rivlerësimin e masës në banesë, pasi rezulton të ketë simptoma të virusit covid.
Masat e sigurisë
Arrest me burg:
Maliq Bylyshi
Moisi Mëhilli
Admirim Duro,
Ritana Duro
Mbarime Ruko
Dashamir Troka
Marjus Driza
Besnik Guhacaj
Eduard Guhacaj
Saverio Fejzaj
Ismet Hyseni
Shkëlqim Iljazi
Halil Baraj
Simon Leskaj
Blerim Ribaj
Xhezo Shakaj
Agurim Jonizaj
Muis Skarra
Haziz Xhaferraj
Bashkim Devacaj
Detyrim paraqitje:
Haredin Shkurtaj
Veip Lalaj (Polic)
Cerciz Fakaj
Arrest shtëpie:
Irirjan Gjika
Arrest me burg:
Ervin mehmetaj
Romario Hasanaj
Daniel Gjikaj
Kastriot Gjokaj
Aranit Gjokaj
Oltion Gjokaj
Përparim Gjinaj
Platon Mehmetaj
Arbër Jahaj
Gilo Novruzaj
Elsid gjokaj
Leandër Gjokaj
Astrit Gjokaj
Klinton Shehaj
Gëzim Kuci
Detyrim paraqitje:
Adnand Bajramaj
Arrest në shtëpi:
Pavli Curraj
Arrest me burg:
Isa Jacaj (polic spz)
David Fakaj
Detyrim paraqitje:
Alem Llanaj (Polic)
Ilir Kadena (Polic)
Artur Veshaj (Polic)
Arjan Tase (Polic)



