Administratori i fabrikës së B52 në Shkodër: Punonjësve iu bë tamponi, të gjithë negativë  

Administratori i fabrikës së B52 në Shkodër: Punonjësve iu bë tamponi, të gjithë negativë  

Pas një kronike të transmetuar në TvT me datë 30 prill, ka reaguar administratori i fabrikës së pijeve energjike B52 në Shkodër, ku një javë më parë një prej punonjësve rezultoi pozitiv me koronavirus.

Administratori i kompanisë, L. Tormetaj, sqaron se të gjithë punonjësit e fabrikës i janë nënshtruar testit të tamponit dhe asnjë prej tyre nuk rezulton i infektuar me koronavirus. Tormetaj thekson se, pavarësisht se nuk ka asnjë punonjës pozitiv, puna nuk do të rifillojë menjëherë.  

Punonjësve të kompanisë iu bën tamponët dhe as edhe një tjetër nuk rezulton pozitiv. Edhe pse të tërë punojnësit dalin negativ, ne nuk do të startojmë punën pa u bindur 100%. Më shumë vlen shëndeti i një njeriu se biznesi i kompanisë”, shprehet ai.

Të mërkurën e javës së kaluar, një punonjës i fabrikës së “B52” në Shkodër iu drejtua spitalit rajonal për të bërë testin, nëse ishte i infektuar ose jo me virusin, Covid-19.  Pas konfirmimit pozitiv, Tormetaj u detyrua të pezullojë aktivitetin e fabrikës,  deri në marrjen e tamponit për çdo punonjës.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy