Rrezohet nga biçikleta në Dibër, plagoset turisti polak, dërgohet me urgjencë te Trauma

Rrezohet nga biçikleta në Dibër, plagoset turisti polak, dërgohet me urgjencë te Trauma

Një aksident u regjistrua pasditen e sotme në zonën e Dibrës, ku një shtetas i huaj mbeti i dëmtuar teksa po udhëtonte me biçikletë.

Sipas informacionit paraprak, rreth orës 17:30, në fshatin Radomirë, shtetasi polak G.W., 35 vjeç, rrëzohet aksidentalisht gjatë lëvizjes me biçikletë, duke pësuar dëmtime trupore.

I plagosuri u transportua menjëherë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore të specializuar.

 Burime bëjnë me dije se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit,” bëhet e ditur nga policia.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy