Rama akuzon Rusinë e Iranin për protestën/ Gashi: I kanë dështuar institucionet e teknologjisë dhe sigurisë kibernetike

Rama akuzon Rusinë e Iranin për protestën/ Gashi: I kanë dështuar institucionet e teknologjisë dhe sigurisë kibernetike

Eksperti i sigurisë, Milazim Gashi, i ftuar në “MCN Live”, ka komentuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama, i cili akuzoi Iranin, Rusinë dhe rrjetet "Antifa", si frymëzues të dhunës në protestat e studentëve. 

 

Gashi argumentoi se kjo situatë ka ardhur pasi qeveria ka dështuar të investojë në mbrojtjen speciale dhe të ndërtojë një sistem sigurie ndaj ndërhyrjeve të jashtme.

 

Sipas ekspertit, rrugët e komunikimit dhe infiltrimit të këtyre rrymave u gjetën të hapura për shkak të kolapsit të institucioneve më kredibile teknologjike brenda shtetit shqiptar.

 

Pikërisht për këtë situatë. Pra, i gjeti Shqipërinë me rrugët e hapura të mundësive të komunikimit dhe të futjes së këtyre rrymave. Kjo është ideja. Po pra, po pra, ne kemi thënë edhe në studion tuaj për shkak se zoti Rama bashkë me ekipin e vet nuk pati mundësi që të krijojë një feedback të dytë që shtetin shqiptar ta mbrojë prej elementëve të jashtëm. Prandaj përqendrimi i zotit Rama ka qenë që ekipi i parë, i cili të gjitha institucionet më kredibile të teknologjisë brenda shtetit shqiptar i ka dështuar, duke nisur nga agjencitë e caktuara dhe në fund tek ish-shefja e shërbimit e cila u shkarkua dhe u arrestua. 

Andaj elementi dhe fajësimi i këtij elementi, kjo është mënyra kryesore që ne si ekspertë të sigurisë, në momentin kur kjo arterie i bie çdo kryeministri të një vendi të caktuar, nuk ka rikuperim për shkak se është vetë fajtor dhe është vetë iniciator që të mos bëjë investime speciale.

Për të ikur dhe për ta parë me modifikim në temp, sepse Partia Socialiste e Shqipërisë është një parti me fuqi të madhe të brendshme sa i përket komunitetit brenda Shqipërisë. 

Andaj zoti Rama një prej qendrave të informimit të brendshëm e ka pasur vetë socialistët e parë. Pastaj me inkorporimin dhe dikasteret shtetërore nuk ka arritur të modifikojë dhe të futet me një analizë të thellë dhe të vihet deri te një konglomerat se nga cili qark është duke u bërë një çarje arterieje, sepse në shërbime tani siç e dimë beteja kryesore është e operatorit ekonomik, nuk ka betejë tjetër të shërbimeve armiqësore ashtu siç e quajti zoti kryeministër, por e vetmja betejë që zhvillohet është beteja te aspekti ekonomik.

Andaj ky tejkalim dhe kjo ikje është kryekëput kabineti i ngushtë i zotit Rama, sepse siç po shihet një arterie qendrore e qeverisë ka rënë prej segmentit të kontrollit dhe pastaj kjo ka devijuar në elementet e caktuara dhe mund të kemi edhe dosje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy