Rrjeti 5 G, BE dritë jeshile kinezëve të Huawei (VIDEO)

Rrjeti 5 G, BE dritë jeshile kinezëve të Huawei (VIDEO)

Bashkimi Evropian ka zgjedhur një rrugë të mesme për çështjen pajisjeve për rrjetet celulare të gjeneratës 5G .

Komisioni kërkon masa të rrepta dhe krijimin e një kornize specifike të sigurisë kibernetike, por nuk ka ndaluar furnizuesit dhe veçanërisht kompaninë kineze Huawei  të ofrojë pajisje specifike, siç  kërkojnë Shtetet e Bashkuara.

BE ka publikuar një paketë masash dhe propozimesh që përfshijnë, ndër të tjera, përmirësimin e kornizës së sigurisë kibernetike për ofruesit e telekomunikacionit dhe rregullatorët që e mbikëqyrin atë. Për më tepër, kërkon që ofruesit e telekomunikacionit të mos kenë  vetëm një furnizues të pajisjeve.

Brukseli  u bën thirrje Shteteve Anëtare që të përfshijnë këto masa në kornizën e brendshme rregullatore deri më 30 prill 2020, si dhe të përgatisin një raport deri më 30 qershor 2020.

Qëllimi është krijimi i një politike sa më të harmonizuar midis shteteve anëtare për të adresuar kërcënimet ndaj sigurisë kibernetike në rrjetet 5G, që shihen si një shtyllë kryesore e zhvillimit për vitet e ardhshme.

Fakti që BE-sja nuk përmend asnjë ndonjë formë ndalimi të pajisjeve nga prodhues ose kompanitë specifike, është një goditje e madhe ndaj përpjekjeve të Shteteve të Bashkuara për të zbatuar një bllokade ndaj  pajisjeve telekomunikuese nga Huawei dhe kompanitë kineze në përgjithësi.

Shtetet e Bashkuara thonë se janë të angazhuara për sigurinë e rrjetit, pasi ata besojnë se Kina mund të përdorë pajisjet e kompanive kineze për spiunazh.

Vlen të përmendet se kjo është "goditja" e dytë e përpjekjes së SHBA-ve për këtë çështje pasi të martën, Britania vendosi që Huawei mund të luante një rol - megjithëse të kufizuar - në zhvillimin e rrjeteve 5G në këtë shtet. Kjo shtyu sekretarin amerikan të shtetit, Mike Pompeo, t’i kërkojë  qeverisë britanike të rishqyrtojë vendimin e saj.

Në praktikë, BE po hedh topin mbi vetë ofruesit e telekomunikacionit, të cilët janë gjithashtu përgjegjës për sigurinë e infrastrukturës së rrjetit.  Në të vërtetë, kishte zëra nga ofruesit e mëdhenj në Evropë, si Vodafone, të cilët argumentuan se ndalimi i përdorimit të pajisjeve Huawei do të çonte në vonesa të konsiderueshme në zhvillimin e rrjeteve 5G, pasi kolosët kinezë janë një nga furnizuesit kryesorë të tyre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy