Kryebashkiaku i Gjirokastrës: Pa fjalë nga aksidenti në Muzinë, humba të afërmin tim!

Kryebashkiaku i Gjirokastrës: Pa fjalë nga aksidenti në Muzinë, humba të afërmin tim!

Një nga viktimat e aksidentit tragjik që ndodhi këtë të enjte në Muzinë, rezulton të jetë i afërm i kryebashkiakut të Gjirokastrës, Flamur Golemi. Ky i fundit, nëpërmjet një reagimi në rrjete sociale, shprehet se shoferi i furgonit, Bardhi Proda, është një i afërm i tij.

No description available.

(Viktima, Bardhi Proda)

Veç ngushëllimeve të përcjella për viktimat, kryebashkiaku i Gjirokastrës bën apel për të udhëtuar me kujdes në rrugë.

Pa fjalë nga çfarë ndodhi sot në Muzinë, ku sa hap e mbyll sytë u këputën 5 jetë në një aksident tragjik. Pesha e dhimbjes është e rëndë për këdo që dëgjon një lajm të kobshëm si ky. Shumë më shumë për mua që humba të afërmin tim, Bardhin, shoferin fatkeq që e bënte atë rrugë për gati 20 vjet e kurrë nuk bëri një gabim në timon. Hetimet do të zbardhin të vërtetën e ngjarjes, që me siguri do të harrohet si shumë të tjera. Por ajo që duhet përsëritur vazhdimisht e vazhdimisht nga të gjithë ne, është një apel i thjeshtë: Mos rrezikoni jetën tuaj kur jeni në timon dhe as të të tjerëve që kalojnë në rrugë. Thirrini mendjes, qoftë me shpejtësinë, parakalimet e gabuara apo deri te përdorimi i celularit. Ngushëllime familjes Proda, familjes Korçari dhe Fediaieva. Shërim të shpejtë edhe për vajzat që morën lëndime!”, shkruan Golemi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy