U kap me armë gjahu në makinë, procedohet 63-vjeçari italian

U kap me armë gjahu në makinë, procedohet 63-vjeçari italian

Një shtetas italian me inicialet G.L., 63 vjeç, u kap me një armë gjahu dhe fishekë pa dokumente, teksa qarkullonte me një makinë tip “Fiat” në Kakavijë.

Ndaj tij u referuan materialet në Prokurori për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

 

NJOFTIM

Në PKK Kakavijë, në dalje të RSH-së, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë Kufitare Kakavijë, në automjetin tip "Fiat", me drejtues shtetasin italian G. L., 63 vjeç, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë gjahu dhe fishekë, pa dokumentacionin përkatës. Në vijim, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Gjirokastër referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për 63-vjeçarin, për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy