
Një grua është aksidentuar për vdekje në orët e para të mëngjesit të sotëm në autostradën Durrës-Tiranë.
Rreth orës 05:05, në autostradën Durrës-Tiranë, shtetasi E. R., 43 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasen F. M., 63 vjeçe, e cila për shkak të dëmtimeve ka humbur jetën në spital.
Me shtetasin E. R. po kryhen veprimet procedurale, ndërkohë që grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.



