Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Shkodrës një ditë më parë. Një shtetas ka goditur në mënyrë brutale një punonjës policie.
Autori është identifikuar nga policia si Indrit Shtegu. Ai mësohet se ka rrahur punonjësin e policisë vendore të Shkodrës Hysni Idrizi.
Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit të Shkodrës në lagjen “Parrucë” në orët e pasdites.
Shtetasi Indrit Shtegu i cili është shpallur në kërkim, kishte parkuar kundravajtje mjetin triçikël në lagjen Parrucë, në një parkim dysh.
Efektivi Idrizi i ka vendosur një gjobë, por Shtegu ka nisur debatin me policin dhe më pas e ka goditur në fytyrë me grushte duke i shkaktuar dëmtime të mëdha.
Efektivi u dërgua në spitalin rajonal të Shkodrës nga ku mësohet prej bluzave të bardha se ka të thyer nofullën.
Shtegu është shpallur në kërkim për veprën penale “goditje për shkak të detyrës ndaj punonjësit të policisë” si dhe “kundërshtim me forcë i punonjësit të policisë”.



