Vepra të ndryshme penale, 4 të arrestuar në zonën e Tiranës

Vepra të ndryshme penale, 4 të arrestuar në zonën e Tiranës

Në raportin e 24 orëshit të fundit, Policia e Tiranës njofton për katër arrestime dhe vepra të ndryshme penale kryer në zonën e Tiranës. DVP Tiranë Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin A. D., 47 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi dyshohet se i ka vjedhur çantën një shtetasi. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin A. Xh., 18 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin A. N., 40 vjeç, pasi ka përndjekur dhe dhunuar vazhdimisht bashkëjetuesen e tij, si dhe dyshohet se ka publikuar një video të saj, pa pëlqimin e saj. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasin A. R., 23 vjeç, banues në Fushë Arrameras, Krujë, pasi dyshohet se i ka vjedhur një shumë parash një shtetasi. Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit: - O. S., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi është konstatuar duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, dhe me qëllim shmangien e masës administrative, ka tentuar të korruptojë punonjësin e Policisë, duke i ofruar atij një shumë parash; - N. M., 54 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi; - G. B., 19 vjeç, banues në Tiranë, pasi është kapur në Rrugën e Elbasanit, duke drejtuar pa leje drejtimi, automjetin e tij; - F. H., 47 vjeç, banues në Tiranë, pasi në aksin rrugor Farkë-TEG, duke drejtuar automjetin tip “Volksëagen”, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin K. J. Si pasojë janë dëmtuar drejtuesi i motomjetit, shtetasi K. J., 26 vjeç dhe pasagjeri në motomjet, shtetasi R. J., 18 vjeç, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve; - E. B., 25 vjeç, banues në Kamëz dhe E. K., 29 vjeç, pasi janë kapur duke drejtuar automjetet përkatëse, në gjendje të dehur; - E. Q., 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin tip “Benz”, në bulevardin “Bajram Curri”, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin Gj. M., 71 vjeç, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve. -Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit A. A., 39 vjeç dhe F. P., 34 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi në parkingun e një qendre tregtare, në rrugën dytësore autostradën Tiranë-Durrës, në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta, shtetasin F. H., 35 vjeç. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 po punojnë për kapjen dhe shoqërimin e shtetasve E. H., 21 vjeç dhe D. H., 41 vjeç, banues në Tiranë, pasi në një lokal, në rrugën “Myslym Keta”, dyshohet se për motive të dobëta kanë kanosur dhe goditur me send të fortë, një shtetase dhe mbesën e saj të mitur. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy