
Një 61-vjeçar ka rënë nga lartësia e katit të dytë në QSUT.
Raportohet se qytetari me banim në Burrel, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
“Më datë 19.08.2024, në QSUT, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e katit të dytë, shtetasi L. H., 61 vjeç, banues në Burrel, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”.



