Goditi me thikë dy vëllezërit, arrestohet në flagrancë 20-vjeçari

Goditi me thikë dy vëllezërit, arrestohet në flagrancë 20-vjeçari

Një 20-vjeçar me inicialet A. H., me banim në Sukth, u arrestua në flagrancë pasi goditi me thikë dy vëllezër A. Gj. dhe D. Gj. Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. Gj. dhe D. Gj., pasi gjatë konfliktit e kanë goditur me grushte shtetasin A. H. Në njoftim thuhet: “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh arrestuan në flagrancë shtetasin A. H., 20 vjeç, banues në Sukth, Durrës, pasi ka goditur me mjet prerës shtetasit A. Gj. dhe D. Gj. (vëllezër), të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. Gj. dhe D. Gj., pasi gjatë konfliktit e kanë goditur me grushte shtetasin A. H”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy