Transportonte emigrantë të paligjshëm, arrestohet egjiptiani pranë Rinasit

Transportonte emigrantë të paligjshëm, arrestohet egjiptiani pranë Rinasit

Një shtetas egjiptian, banues në Krujë, është arrestuar nga Policia e Shtetit, pasi dyshohet se organizonte dhe transportonte kundrejt pagesës emigrantë të paligjshëm, kryesisht nga Egjipti, me qëllim kalimin e tyre drejt vendeve të Bashkimit Evropian.

 

Sipas policisë, për të shmangur kontrollet, 34-vjeçari i transportonte emigrantët një nga një.

 

Arrestimi u krye në flagrancë gjatë operacionit të koduar "Organizatori", në autostradë, pranë Rinasit.

 Në momentin e ndërhyrjes, shtetasi me inicialet A. H. po transportonte drejt Shkodrës një shtetas egjiptian.

 

Gjatë operacionit u sekuestrua edhe telefoni celular i të arrestuarit, i cili pritet t'u shërbejë hetimeve për zbardhjen e plotë të veprimtarisë së tij.

 

Nga hetimet paraprake dyshohet se 34-vjeçari organizonte dhënien e ndihmës për shtetas të huaj, kryesisht egjiptianë, për të kaluar në mënyrë të kundërligjshme kufijtë shqiptarë, me destinacion vendet e Bashkimit Evropian.

 

Policia bën të ditur se hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të aktivitetit kriminal dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë rrjet.

 

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy