Pas më shumë se dy vitesh drejtësia shqiptare ka mbyllur dosjen e konsideruar “skandali” i pagave të shqiptarëve. Në dhjetor 2021 një listë e cila me shpejtësi qarkulloi në aplikacionin WhatsUp zbuloi të dhënat e pagave për 650 mijë të punësuarve në administratën publike dhe private
Ndaras politika u përfshi në akuza dhe debate të forta për rrjedhjen e këtyre të dhënave, një goditje të fortë pësoi tregu i punës dhe pabarazia sociale mes punonjësve.
Kjo listë e cila ekspozoi të dhënat personale ku kryesorja ishte paga, brenda saj kishte numrin e ID (kartës së identitetit) emrin e punëdhënësit, numra telefoni dhe shumë informacione të cilat cenuan rëndë besimin jo vetëm të opinionit publik, por po ashtu edhe partnerëve.
Kjo ishte lista e dytë me të dhëna personale pas asaj të etiketuar “patronazhisti” ndërsa dhjetorin e 2021 prokuroria e Tiranës nisi hetimet.
FactCheck ka siguruar vendimin e dhënë nga dhoma penale Tiranë e cila për të pandehurit Eni Qirjako, Andi Agaraj, Klodian Sota dhe Endri Ikonomi.
Qirjako është dënuar me 8 muaj burg, konvertuar në 6 muaj shërbim prove dhe punë në interes publik. Andi Agaraj është dënuar me 16 muaj burg, konvertuar në shërbim prove për 32 muaj me kusht që mos kryej asnjë vepër tjetër penale.
Ndërsa dy personat të cilëve Agaraj ju dha listën e pagave Klodian Sota dhe Endri Ikonomi janë dënuar përkatësisht me nga 14 muaj burg, dënim të cilin ata e kanë shlyer me masën e sigurisë dhënë më herët nga e njëjta gjykatë.
Asnjë prej tyre sot nuk ndodhet në qeli, ndërsa rrjedhja e të dhënave personale është faktuar se ka ndodhur nga serveri i drejtorisë së përgjithshme të tatimeve.
Kjo faktohet edhe nga ekspertimet e kryera në kompjuterët e të arrestuarve, ku filet e fshira janë rikuperuar dhe janë të ngjashme me atë që Qirjako i ka dërguar shokut të saj Agaraj.



