
Aksident me pasojë një person të plagosur dhe dëme të mëdha materiale është regjistruar mëngjesin e kësaj të shtune në Mallakstër.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:35, në aksin nacional Mallakastër-Memaliaj, në fshatin Krahës, në vendin e quajtur "Kthesa e Kalivaçit", ku shtetasi V. K., banues në fshatin Peshtan, Tepelenë, duke drejtuar automjetin tip "Mitsubishi" ka goditur tre mjete të parkuara dhe këmbësorin Q. H., 87 vjeç, banues në fshatin Kalivaç, Memaliaj.
I plagosuri u transportua menjëherë për në spital, ku fatmirësisht ndiodhet jashtë rrezikut për jetën.
Nga shërbimet e Policisë Rrugore është shoqëruar drejtuesi i mjetit, shtetasi V. K. Në vendngjarje ndodhet dhe grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.



