Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur mëngjesin e sotëm.
Në autostradën Tiranë-Durrës, është përplasur mjeti me drejtues H. N., 28 vjeç, me mjetin me drejtues E. L., 26 vjeç.
Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar drejtuesi i mjetit, shtetasi H. N., dhe pasagjerët e dy mjeteve, shtetasit M. F., dhe E. S., të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Lidhur me ngjarjen, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.



