Rrjedhja e gazit në një karburant në Tiranë/ Arrestohen tre persona

Rrjedhja e gazit në një karburant në Tiranë/ Arrestohen tre persona

Policia e Tiranës ka njoftuar arrestimin e tre personave të cilët shkelën rregullat mbi lëndët plasëse dhe djegëse, dhe si pasojë u dëmtua një tub i cili shkaktoi rrjedhje gazi, në një karburant në Tiranë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasit A. Ç., 58 vjeç, (administrator në një subjekt), Xh. R., 38 vjeç, (menaxher i subjektit), dhe M. H., 54 vjeç, (shofer), të tre banues në Tiranë.

Shtetasi Xh. R., menaxhon një subjekt në rrugën "Sadik Petrela", të palicensuar për tregtimin e hidrokarureve. Ditën e djeshme, shtetasi M. H., duke parkuar automjetin autocisternë në këtë subjekt, ka dëmtuar një tub dhe si pasojë është shkaktuar rrjedhje gazi. Shtetasi A. Ç., administrator i këtij subjekti, ka përdorur pajisje të cilat nuk plotësojnë kushtet thelbësore të sigurisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy