Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mengjesin e sotëm në Lezhë, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona.
Sipas burimeve nga Policia, ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Milot, në vendin e quajtur Ishull Lezhjë. Mjeti tip “Golf”, ka goditur nga pas eskavatorin e Bashkisë Lezhë, i cili atë moment ka qenë duke punuar në anë të rrugës.
Si pasojë e plagëve të marra, dy të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spital, ndërsa gjendja e tyre është e rëndë.
Në vendin e ngjarjes ka shkuar Policia, e cila ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit.



