Krujë/ Zbulohen 4 ambiente të përshtatura për kultivimin e lëndëve narkotike, një i arrestuar dhe tre në kërkim

Krujë/ Zbulohen 4 ambiente të përshtatura për kultivimin e lëndëve narkotike, një i arrestuar dhe tre në kërkim

Policia e Krujës ka zbuluar 4 ambiente të përshtatura për kultivim të bimëve narkotike, me anë të llambave dhe ka arrestuar një person.

Bëhet me dije se ky shtetas që rezulton të jetë vëllai i pronarit të ambienteve, në bashkëpunim me 3 të tjerë, autorë të dyshuar të kultivmit të bimëve narkotike me anë të llambave në 2 ambientet e zbuluara si rezultat i operacionit “Derveni” të zhvilluar 2 ditë më parë, kanë përshtatur edhe këto 4 ambiente, për të njëjtën veprimtari kriminale. Vijon puna intensive për kapjen e 3 personave të shpallur në kërkim.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar fidanë narkotikë në vazo, pajisje elektrike dhe sende të tjera që shërbenin për kultivim të bimëve narkotike, me anë të llambave.

Njoftimi i policisë: Krujë/Vijon kontrolli i ambienteve ku dyshohet se kultivohen bimë narkotike, me anë të llambave.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Vijimi”. Zbulohen 4 ambiente të përshtatura për kultivim të bimëve narkotike, me anë të llambave.  Vihet në pranga shtetasi që i kishte në ruajtje ambientet (vëllai i pronarit të ambienteve).

Sekuestrohen fidanë narkotikë në vazo, pajisje elektrike dhe sende të tjera që shërbenin për kultivim të bimëve narkotike, me anë të llambave.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Durrës, në vijim të kontrolleve në ambiente të mbyllura, ku dyshohet se kultivohen bimë narkotike, bazuar dhe në inteligjencën operative, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Vijimi”, në kuadër të të cilit u zbuluan 4 ambiente të përshtatura për kultivim të bimëve narkotike, me anë të llambave.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, u arrestua në flagrancë shtetasi H. H. (vëllai i pronarit të këtyre ambienteve), pasi kishte në ruajtje ambientet ku kultivoheshin bimë narkotike.

Nga hetimet, rezulton se ky shtetas, në bashkëpunim me 3 shtetas të tjerë, autorë të dyshuar të kultivmit të bimëve narkotike me anë të llambave, në 2 ambientet e zbuluara si rezultat i operacionit “Derveni”, të zhvilluar 2 ditë më parë, kanë përshtatur edhe këto 4 ambiente, për të njëjtën veprimtari kriminale.

Vijon puna intensive për kapjen e 3 personave të shpallur në kërkim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy