Vijon ende në GJKKO seanca ndaj kryetarit të bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, ku pritet të caktohet masa e sigurisë ndaj tij.
Gazetari Besmir Pula në një raportim për edicionin e lajmeve në MCN TV bën me dije se mbështetësit e Veliajt po qëndrojnë ende në GJKKO dhe shprehen se do të qëndrojnë përditë aty.
“Në ambientet e jashtme të GJKKO-së, një grup mbështetësish të Veliajt, por edhe pjesëtarë të administratës, si edhe artistë si këngëtarja Çiljeta Xhilaga, kanë qenë këtu për t’i shprehur mbështetjen. Veliaj po hetohet për korrupsion pasiv dhe pastrim parash. Ajola Xoxa po hetohet për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe fshehje të ardhurash”.



