Armë zjarri dhe municione luftarake/ Në pranga një person, procedohet vëllai i tij

Armë zjarri dhe municione luftarake/ Në pranga një person, procedohet vëllai i tij

Një person është arrestuar dhe vëllai i tij është proceduar në gjendje të lirë, pasi në banesat e tyre u gjetën armë zjarri dhe municione luftarake.

Bëhet fjalë për një operacion të zhvilluar në fshatin Gjergjan të Elbasanit, në banesat e shtetasve A. M., 65 vjeç dhe B. M., 57 vjeç.

 

NJOFTIM

Elbasan/Finalizohet operacioni policor i koduar "Vëllezërit", kundër armëmbajtjes pa leje.  Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Elbasan, si rezultat i hetimit me metoda proaktive të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore.  Gjatë operacionit, në banesat e 2 vëllezërve u gjetën 1 armë zjarri kallashnikov, 1 armë gjahu, 3 armë pneumatike, 1 pushkë trofe, 1 palë dylbi, 2 karikatorë, municion luftarak dhe 1 mjet prerës (thikë). Vihet në pranga njëri prej vëllezërve dhe procedohet në gjendje të lirë, për arsye shëndetësore, vëllai tjetër.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të posedimit të kundërligjshëm të armëve të zjarrit, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar "Sundimi i ligjit", kanë siguruar informacion për 2 raste të posedimit të armëve të zjarrit. Ky informacion është hetuar me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit, dhe si rezultat është finalizuar operacioni policor i koduar "Vëllezërit". Në kuadër të këtij operacioni, në fshatin Gjergjan, në banesat e shtetasve A. M., 65 vjeç dhe B. M., 57 vjeç, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

1 armë zjarri kallashnikov me 2 karikatorë me 80 fishekë;

1 armë gjahu gjysmë automatike;

1 ⁠armë zjarri pushkë (trofe);

2 pushkë pneumatike;

1 armë pneumatike me dylbi të montuar;

1 palë dylbi;

1 mjet prerës (thikë) i kombinuar me përforcues grushti.

Në vijim të veprimeve procedurale për këto raste, u arrestuan në flagrancë shtetasi B. M., 57 vjeç, dhe u procedua në gjendje të lirë, për arsye shëndetësore, vëllai i tij, shtetasi A. M., 65 vjeç. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy