Policia greke qëlloi me armë ndaj trafikantëve shqiptarë të drogës, të cilëve u kishte zbuluar vendin e magazinimit të hashashit.
Gjithçka ndodhi pasditen e kësaj të premteje në malet e Filatit, në zonën e Thesprotisë, pranë kufirit të Greqisë me Shqipërinë.



