Shpërthen bombola e gazit në një banesë, plagoset një grua

Shpërthen bombola e gazit në një banesë, plagoset një grua

Një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë në Tapizë të Krujës ku si pasojë është plagosur e zonja e shtëpisë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:20, në Tapizë, Krujë, në banesën e shtetasit M.S., ku ka shpërthyer, aksidentalisht   bombula e gazit, të cilën e përdornin për gatim.

Si pasojë e shpërthimit ka mbetur e plagosur e zonja e shtëpisë A.B., e cila është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës Tiranë për ndihmë mjekësore ku fatmirësisht raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të shpërthimit të saj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy