Sekuestrohen kapsolla e fishekzjarre në Lezhë, arrestohet tregtari

Sekuestrohen kapsolla e fishekzjarre në Lezhë, arrestohet tregtari

Një tregtar është arrestuar nga Policia e Lezhës, pasi është kapur duke shitur lëndë piroteknike në dyqanin e tij. Sipas policisë, arrestimi i tij erdhi si pasojë e kontrolleve për parandalimin e hedhjes në treg të lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve që rrezikojnë sigurinë publike, jetën dhe shëndetin e qytetarëve.

Gjatë aksionit, policia sekuestroi qindra fishekzjarrë dhe kapsolla me fuqi të lartë shpërthyese të rrezikshme për jetën e qytetarëve gjatë përdorimit civil të tyre.

Si rezultat i kontrolleve të pandërprera të nisura që prej fillimit të muajit dhjetor, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në një dyqan me artikuj ushqimorë në lagjen ‘Nënë Tereza’, Lezhë, kanë gjetur një sasi lëndësh piroteknike të rrezikshme për jetën e qytetarëve, në rast përdorimi nga fëmijët apo personat e paautorizuar për përdorimin e tyre”, njoftoi policia.

Pronari i dyqanit, shtetasi B. R., 56 vjeç, banues në Lezhë, akuzohet për veprat penale “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioactive”, “Prodhimi dhe shitja e ushqimeve dhe lëndëve të tjera të rrezikshme për shëndetin”, “Shkelja e të drejtës së pronësisë industriale” dhe “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy