
Një grua është gjetur e pajetë mëngjesin e sotëm në qytetin e Përmetit.
Burime policore bëjnë me dije se rreth orës 09:15, ka ardhur një telefonatë në sallën operative, se në hyrje të qytetit të Përmetit, në vendin e quajtur "Ish Parku", në lumin Vjosa është gjetur e pajetë, shtetasja R. Sh., 67 vjeçe, banuese në Përmet.
Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.
Në vendngjarje shkuan shërbimet e policisë, grupi hetimor po punon zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.



