“E kemi parë në një byrektore”, 16-vjeçarja largohet nga banesa dy herë brenda javës

“E kemi parë në një byrektore”, 16-vjeçarja largohet nga banesa dy herë brenda javës

Largohet nga banesa për herë të dytë 16-vjeçarja në Orikum, e denoncuar si e hmbur të premten nga nëna e saj.

16-vjeçarja Eliza Tozaj, mësohet se është larguar disa herë nga banesa. Gjatë javës që lamë pas 16-vjeçarja është larguar nga banesa (konkretisht në datën 12 janar) ndërsa është gjetur nga blutë e Vlorës në qytetin e Orikumit, pasi kanë qenë banorë të Orikumit që kanë njoftuar policinë se një vajzë lëvizte në qytet vetëm.

Vajza është shoqëruar për në banesë të saj, pas verifikimeve të bluve se kush ishte (pasi fillimisht ajo ka thënë se ishte nga Saranda), por të premten rasti është përsëritur.

16-vjeçarja pasi ka mbaruar mësimin është larguar sërish. Ndërsa nëna e saj sot ka thënë se dyshonte se kishte ikur me një djalë (të cilin dyshohet se e ka pasur të dashur).

Blutë e Vlorës kanë nisur hetimin për gjetjen sërish të 16-vjeçares. Burime bëjnë me dije se kanë kontrolluar edhe një herë në Orikum por nuk e kanë gjetur.

Po sipas të njëjtave burime është bërë me dije se 16-vjeçarja një ditë më parë është parë në Orikum ndërsa ka shkuar në një byrektore të këtij qyteti.

Por më pas vendndodhja e saj nuk është mundur të lokalizohet.  Familja Tozaj, nga Selenica jetojnë prej 6 muajsh në Vlorë në një shtëpi të marrë me qira.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy