
Aksident me pasojë dy persona të plagosur është regjistruar ditën e sotme në aksin Gjirokastër-Kakavijë.
Ngjarja është regjistruar në fshatin Dervican, ku një betoniere është bërë shkak për përplasjen e dy automjeteve tip ML.
Mësohet se kanë mbetur të plagosur lehtë dy persona, të cilët janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore, ku raportohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje kanë shkuar ambulanca dhe policia e cila po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.



