
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, identifikuan autorin e dyshuar të një zjarrvëniee, shtetasin M. K., 78 vjeç, banues në fshatin Valas, ndaj të cilit referuan materialet në Prokurori dhe procedim në gjendje të lirë, për shkak të moshës.
Nga hetimet e kryera dyshohet se ky shtetas ka ndezur zjarr në tokën e tij, për të shkrirë dy tuba plastike që i përdorte për vaditje, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe e madhe toke me pemë frutore dhe ullinj.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan apelon për të gjithë qytetarët, që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi do të përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të kësaj veprimtarie kriminale dhe të paligjshmërive në tërësi, dhe iu garanton anonimat, reagim të shpejtë dhe të paanshëm.



