
Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se ditën e sotme, nga 1,059 testime, 52 kanë rezultuar të infektuar me Covid-19, në këto bashki: 20 në Tiranë, 7 në Lushnje, 6 në Krujë, 5 në Mat, 4 në Lezhë, 3 në Shkodër, Kavajë, 1 në Kurbin, Rrogozhinë, Pukë, Kukës.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim pesë pacientë.
Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.
Janë shëruar gjithashtu 28 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 271,213 që nga fillimi i epidemisë.
Janë 398 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.



