Një person i cili shoqëronte një grup emigrantësh me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit drejt Greqisë kundrejt pagesës, është vënë në prangat e policisë kufitare të Qafë Botës në Sarandë.
Gjatë këtyre kontrolleve, mbrëmjen e djeshme në zonën e Kataetos, u konstatua një shtetas i huaj që po shoqëronte një grup prej 7 emigrantësh të paligjshëm, me qëllim kalimin e tyre të paligjshëm në territorin grek.
Në vijim të veprimeve proceduriale, u bë arrestimi në flagrancë, për veprën penale “Dhënia e ndihmës për kalim të paligjshëm të kufijve shtetërorë”, i F. K., 31 vjeç, banues në Mbretërinë e Bashkuar.
Nga hetimet paraprake rezultoi se ky shtetas kishte ndërmarrë shoqërimin e personave të mësipërm drejt kufirit, kundrejt pagesës, me qëllim kalimin e tyre të paligjshëm në Greqi.



