Policia e Lezhës ka arrestuar një person, i cili është i shumëkërkuar në Europë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, kanë bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasit Vladimir Doda, 33 vjeç, banues në Lezhë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Eupen, Belgjikë, i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale”, në rrethana rënduese, parashikuar nga Kodi Penal belg.
Ky vendim është njohur nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe është lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit Shkodër.
Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.



